Outline of Christ's Hymn on Philippians

Sermon  •  Submitted
0 ratings
· 9 views
Notes
Transcript

Outline 2:5-11

Thirrja për unitet pasohet menjëherë nga një Himn për Krishtin ose/dhe për Perëndinë (Trininë)

Himni është i ndarë në tre pjesë:

6-7a Jezu Krishti paraqitet si një person me natyrë Perëndie që megjithatë ose pikërisht sepse ka këtë natyrë vendos vullnetarisht të zbrazë veten e tij dhe të marrë natyrën e një skllavi ose shërbëtori

7b - 8 Duke marrë këtë natyrë dhe duke jetuar midis njerëzve ai vendos të përulet duke u bindur deri në vdekje, madje duke vdekur në kryq i kryqëzuar

9 - 11 Për këtë Perëndia e lartëson atë në vendin apo pozitën më të lartë duke i dhënë emrin ZOT dhe duke bërë që para tij të binden e përkulen të gjithë.


 


Τοῦτο φρονεῖτε ἐν ὑμῖν καὶ ἐν Χριστῷ Ἰησοῦ,

6 ὃς ἐν μορφῇ θεοῦ ὑπάρχων

οὐχ ἁρπαγμὸν ἡγήσατο

τὸ εἶναι ἴσα θεῷ,

7 ἀλλὰ ἑαυτὸν ἐκένωσεν

μορφὴν δούλου λαβών,

ἐν ὁμοιώματι ἀνθρώπων γενόμενος·

καὶ σχήματι εὑρεθεὶς ὡς ἄνθρωπος

8 ἐταπείνωσεν ἑαυτὸν

γενόμενος ὑπήκοος μέχρι θανάτου,

θανάτου δὲ σταυροῦ.

9 διὸ καὶ θεὸς αὐτὸν ὑπερύψωσεν

καὶ ἐχαρίσατο αὐτῷ τὸ ὄνομα

τὸ ὑπὲρ πᾶν ὄνομα,

10 ἵνα ἐν τῷ ὀνόματι Ἰησοῦ

πᾶν γόνυ κάμψῃ

ἐπουρανίων καὶ ἐπιγείων καὶ καταχθονίων

11 καὶ πᾶσα γλῶσσα ἐξομολογήσηται ὅτι

κύριος Ἰησοῦς Χριστὸς

εἰς δόξαν θεοῦ πατρός.

5 Të keni të njëjtin qëndrim midis jush që ishte edhe në Jezu Krishtin

6 Që megjithëse duke patur natyrë perëndie

të qënit një me Perëndinë

nuk e shfrytëzoi për interesin e tij

7 Por e zbrasi veten

dhe mori natyrën e një skllavi

duke u bërë si njerëzit e tjerë

Dhe duke jetuar si njeri 8 e përuli veten

Duke u bindur deri në vdekje

E për më tepër një vdekje në kryq

9 Prandaj dhe Perëndia e lartësoi në vendin më të lartë

Dhe i dhuroi emrin

Emrin mbi gjithë emrat

10 Që në emrin që i është dhënë Jezusit

Çdo gju (të mund) të përkulet në nderim

Në qiell në tokë e kudo

11 Dhe çdo gjuhë (të mund) dëshmojë duke lavdëruar e falënderuar

Se ZOTI është Jezu Krishti

Për lavdi të Perëndisë At


 

·         Jezusi brenda unitetit të Trinitetit përulet për të përmbushur qëllimet e Trinitetit dhe për të bërë vullnetin e Atit

·         Zbrazja nuk është më shumë një zvogëlim se sa një pasurim një zbulim i ri i natyrës së Perëndisë si shërbëtor vetë sakrifikues. Duke u bërë njeri Jezusi nuk është që "e ndëroi" natyrën e perëndisë me natyrën e skllavit por më tepër ai e shfaqi apo manifestoj Perëndinë  duke jetuar në natyrën e skllavit

·         Vër në dukje ndryshimin nga Adami si dhe ngjashmërinë me Shërbëtorin Zotit te Isaia 52-53

·         Jezusi si plotësisht njeri

“Një Jetë e Vetme”

Lindi në një fshat të humbur, djalë i një fshatareje. U rrit në një fshat tjetër dhe punoi si marangoz deri në moshën tridhjetëvjeçare. Pastaj për tre vjet me rradhë ishte një predikues shëtitës.

Nuk shkruajti asnjë libër.

Nuk pati asnjë ofiq.

Nuk pati familje dhe as shtëpi të tijën.

Nuk shkoi në universitet.

Nuk u largua kurrë më shumë se 300 kilometra nga vendlindja e tij.

Nuk bëri asgjë nga ato gjëra që zakonisht lidhen me madhështinë.

Ishte vetëm 33 vjeç kur opinioni publik u kthye kundër tij. Miqtë e tij e lanë vetëm. Ju dorëzua armiqve të tij të cilët e tallën dhe e gjykuan. U kryqëzua në një kryq në mes dy hajdutëve.

Kur po vdiste, ekzekutuesit e tij hodhën short mbi rrobat e tij, të vetmen pronë që kishte këtu në tokë. Kur vdiq, e vendosën në një varr të marrë hua si pasojë e mëshirës së një miku të tij.

Gati njëzet shekuj kanë kaluar dhe sot ai është figura qendrore e njerëzimit, udhëheqësi i progresit njerëzor.

Të gjitha ushtritë që kanë marshuar ndonjë herë, të gjitha flotat që kanë lundruar ndonjë herë, të gjithë parlamentet që kanë qeverisur ndonjë herë, të gjithë mbretërit që kanë mbretëruar ndonjë herë, të marra së bashku, nuk kanë ndikuar jetën e njeriut në tokë sa kjo Jetë e Vetme.

·         Të githa foljet nga v7-8 janë aktive duke theksur vullnetin e lirë të Jezusit për të bërë këto gjëra

·         Lartësimi i Jezusit nuk do të thotë një pozicion më të lartë që ai nuk kishte më parë, por më tepër një shfaqje, apo shpalosje publike nga ana e Atit të vendit dhe natyrës së vërtetë të Birit të Tij.

·         Rëndësia e Emrit në DHV, më shumë si një titull që shpreh natyrën, karakterin e thelbin e atij apo asaj që e mban.

·         Emri është emri i veçantë i Perëndisë JHVH. Dhënia e këtij emri do të thotë se Jezusi ka jo vetëm pozitën e mbajtësit të emrit por edhe atributet, natyrën, thelbin, substancën që ky emër tregon

·         Lidhje e qartë me DHV

Isa 42:8

Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’i jap lavdinë time asnjë tjetri ...

Isa 45:22-25

 22Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.

23Jam betuar në veten time, nga goja ime ka dalë një fjalë drejtësie dhe nuk do ta tërheq; çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do të betohet për mua.

24Do të thuhet për mua: "Vetëm tek Zoti kam drejtësi dhe forcë"". Tek ai do të vijnë tërë ata që ishin të ndezur me zemërim kundër tij dhe do të turpërohen.

25Në Zoti do të shfajesohen dhe do të përlëvdohen gjithë pasardhësit e Izraelit.

·         Varianti i mundësisë për të njohur Jezu Krishtin si Zot dhe ai i pashmangshmërisë që nënkupton se disa do ta bëjnë me zor.

Cili është qëllimi i Apostullit në përdorimin e këtij himni?

·         Jini të përulur duke ndjekur shembullin e Krishtit në përuljen e Tij

·         Jini të bindur me përulësi ndaj Atij që është i Binduri dhe njëkohësisht ZOT para të cilit binden dhe përkulen me nderim e falënderim të gjithë dhe çdo gjë.

Ky nuk është vetëm një shembull për t'u ndjekur por edhe, aq më tepër, një realitet për t'u jetuar!

Ashtu siç thirrja për unitet në vargjet 2:1-4 bazohet në realitetin e përjetimit të dashurisë, mëshirës, ngushëllimit dhe pranisë së Frymës në jetën e besimtarëve po ashtu ky unitet realizohet në një jetë adhurimi dhe falënderimi në bindje me përulësi ndaj Jezu Krishtit që është ZOT e Perëndi sovran!

Dhe të gjitha këto për lavdi të Perëndisë At!

·         Perëndia At lavdërohet sepse Biri i Tij i vetëmlindur merr nderin që i takon

·         Perëndia At lavdërohet sepse Jezus Krishti ka zbuluar për mbarë krijesën natyrën e vërtetë të Perëndisë At

·         Perëndia At lavdërohet sepse bijtë e Tij që ishin rebeluar dhe ishin larg Tij tashmë janë çliruar dhe janë sjellë përsëri përpara fronit për të lavdëruar Perëndinë, sepse proçesi për të çliruar dhe rikrijuar gjithë krijimin ka filluar dhe po shkon pa dyshim rreth plotësimit.

·         Perëndia At lavdërohet sepse dëshira e thellë e zemrës së Tij për të ndarë jetën dhe dashurinë e Tij me njerëzit bëhet realitet me anët të përuljes, bindjes dhe sakrificës së Birit të Tij, Jezu Krishtit! Aleluja dhe Amen!

Related Media
See more
Related Sermons
See more